Eliminimi i Italisë nga Liga e Kombeve, Donnarumma e ka me sistemin VAR

Eliminimi i Italisë nga Liga e Kombeve, Donnarumma e ka me sistemin VAR

12:53, 16/06/2023

Gianluigi Donnarumma ka akuzuar sistemin VAR për eliminimin e Italisë në gjysmëfinale të Nations League, pas humbjes 2-1 ndaj Spanjës.

Ndërsa ka folur për mediet pas kësaj sfide, portieri i italianëve u shpreh se nuk mund të quhet pozicion jashtë loje goli i Frattesit në minutën e 21-të.

“Jemi të zemëruar sepse kemi pasur një pjesë të parë të mirë dhe mund të kishim fituar 2-1, por është VAR-i që edhe për një centimetri fishkëlleu jashtë loje. Në pjesën e dytë zbritëm shumë poshtë dhe Spanja luajti, nuk duhej të ndodhte”, u shpreh Donnarumma.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco