Reagimet e njerëzve nga bota e sportit për ndarjen nga jeta të Berlusconit

Reagimet e njerëzve nga bota e sportit për ndarjen nga jeta të Berlusconit

11:59, 12/06/2023

Ish-presidenti i Milanit, Silvio Berlusconi, ka humbur betejën me leuçeminë kronike mielomonocitare teksa ka ndërruar jetë në moshën 86-vjeçare.

Ka pasur reagime të shumta nga bota e futbollit, si nga klube apo edhe trajnerë të njohur.

Mesazhi i Arrigo Saki: “Silvio Berluskoni ishte një njeri bujar dhe u përpoq të ndryshonte këtë vend të vështirë, të përbërë nga individualistë”.

Mesazhi i Karlo Ançelotit: “Trishtimi i sotëm nuk i fshin momentet e lumtura të kaluara së bashku. Mbetet një mirënjohje e pafund për presidentin, por mbi të gjitha për një njeri ironik, besnik, inteligjent, të sinqertë. Themelor në aventurën time si futbollist fillimisht, e më pas si trajner. Faleminderit President”.

Mesazhi i trajnerit të Italisë, Roberto Mançini: “Ka keqardhje të madhe, Berluskoni ishte një njeri i jashtëzakonshëm për sportin dhe politikën. Sot është një ditë shumë e trishtuar. Një kujtim personal? Ka shumë, mendoj në një derbi kur ne fituam dhe ai hyri në dhomat e zhveshjes për të na komplimentuar. Ai ishte shumë sportiv. E gjithë karriera ime ka qenë e lidhur me Berluskonin, ish- presidentin e Milanit. Është një ditë e vështirë dhe e trishtuar, një njeri që përfaqësoi kaq shumë për Italinë”.

Mesazhi i klubit Udineze: “Xhianpaolo Pozo dhe gjithë Udineze shprehin ngushëllimet dhe dhimbjen e tyre për vdekjen e Silvio Berluskonit, një njeriu që shënoi historinë e sipërmarrjes dhe futbollit italian. Në emër të klubit, afërsi me familjarët e tij dhe me të gjithë përbërësit e Monzas”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco