Si Berlusconi ndryshoi historinë e Milanit, e shpëtoi nga falimentimi dhe e bëri të lavdishëm

Si Berlusconi ndryshoi historinë e Milanit, e shpëtoi nga falimentimi dhe e bëri të lavdishëm

11:03, 12/06/2023

Ish-presidenti i Milanit, Silvio Berlusconi, ka humbur betejën me leuçeminë kronike mielomonocitare teksa ka ndërruar jetë pak minuta më parë.

Ai e shpëtoi klubin kuqezi nga falimentimi teksa dy vjet më parë ka qenë edhe presidenti i Monzës.

Fillimi i rritjes së sipërmarrjes së Berlusconit përkon me lindjen e Edilnord në 1968, i cili menjëherë ndërtoi Milano 2.

Gjashtë vjet më vonë fillon aventura me televizionin, me rrjetin e parë privat italian, “TeleMilano”.

Në vitin 1976 mori emrin e tij aktual, “Canale 5”. Qasja e parë në botën e sportit përkon me marrjen e të drejtave për të transmetuar Mundialito që sheh Milanin, Interin, Santos, Fejnord dhe Penarol në fushë në “San Siro”.

Në 1982 grupi u zgjerua me blerjen e “Italia 1” nga botuesi Edilio Ruskoni dhe Rete 4 në 1984 nga grupi botues Arnoldo Mondadori Editore (në atë kohë kontrollohej nga botuesi Mario Formenton).

Më 20 shkurt 1986 Berluskoni shpëtoi Milanin nga falimentimi, duke e hequr atë nga humnera në të cilën kishte rënë me Xhiusi Farina.

Me të në krye, Milani fitoi 8 tituj dhe një Kupë Italie, 7 Superkupa Italiane, 5 Liga Kampionësh, 2 Kupa Ndërkontinentale, 5 Superkupa UEFA dhe një Kupë të Botës për Klube, gjithsej 29 trofe zyrtarë në 31 vjet.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco