VIDEO/ Manchester City mbërrin me ovacione në Angli, pritje madhështore për fituesit e tripletës

VIDEO/ Manchester City mbërrin me ovacione në Angli, pritje madhështore për fituesit e tripletës

10:25, 12/06/2023

Manchester City ka arritur të fitojë tripletën këtë sezon, duke mundur së fundmi Interin në finalen e Championsit.

Ditën e djeshme, “qytetarët” kanë lënë Stambollin dhe janë rikthyer në Angli aty ku ka pasur me qindra tifozë duke i pritur në aeroport.

Nuk kanë munguar as fotot nga avioni, ku edhe vetë pilotët janë përfshirë duke ruajtur disa kujtime nga kabina e pilotimit së bashku me futbollistët dhe me trofeun e Championsit.

De Bruyne që u largua edhe si i dëmtuar nga ndeshja, shihet me një kurorë në kokë, duke treguar edhe një herë se kush janë kampionët e rinj të Europës.

Ndërkohë, sot do të mbahet edhe parada e tripletës në qytet, aty ku skuadra do të përshëndesë tifozët me anë të autobusit të hapur. Në rrugët e qytetit, pritet që të ketë me mijëra tifozë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco