Kristjan Asllani: Udhëtim i pabesueshëm, këto emocione nuk do t’i harroj kurrë

Kristjan Asllani: Udhëtim i pabesueshëm, këto emocione nuk do t’i harroj kurrë

10:03, 12/06/2023

Interi nuk arriti të triumfonte në finalen e Champions Ligës ndaj Manchester Cityt. Fati në Stamboll nuk ishte me zikaltrit e Inzagit që u mposhtën me rezultatin 1-0.

I disponueshëm për këtë duel special ishte dhe mesfushori i Kombëtares shqiptare, Kristjan Asllani, i cili nuk u preferua nga trajneri.

Pas përfundimit të kësaj aventurë me zikaltrit, Asllani tashmë do i bashkohet menjëherë Kombëtares shqiptare për dy duelet e muajit qershor ndaj Moldavisë dhe Ishujve Faroe.

Ndërkohë së fundmi nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare, Asllani, e ka cilësuar këtë vit si të paharrueshëm, teksa falenderoi të gjithë ata që e shoqëruan në këtë udhëtim të pabesueshëm. 

Statusi i Asllanit:

Një vit që më dha emocione që nuk do t’i harroj kurrë.

Faleminderit të gjithëve që na shoqëruat në këtë udhëtim të pabesueshëm.

Krenar që jam zikaltër

Faleminderit djema  

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco