Italia humb finalen, Uruguai shpallet kampion bote për U-20

Italia humb finalen, Uruguai shpallet kampion bote për U-20

09:21, 12/06/2023

Humbje e papritur e Italisë në finalen e Kupës së Botës U-20 të zhvilluar në Argjentinë.

Në ndeshjen vendimtare në stadiumin “Diego Armando Maradona”, në La Plata, të kaltrit u mposhtën nga Uruguai 1-0 falë goditjes me kokë të Luciano Rodriguezit në minutën e 86-të.

Përfaqësuesja latino-amerikane e fiton për herë të parë në histori këtë trofe, teksa më parë kishte luajtur dy finale në vitet 1997 dhe 2013.

Një tjetër zhgënjim në “metrat e fundit” për futbollin italian: pas dështimit për të Romës, Fiorentinës dhe Interit për të marrë një kupë europiane, erdhi edhe rënia e Italisë U-20 në finalen e Botërorit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco