Akuza e rëndë nga Gjermania: Fitorja e Cityt në Champions ishte një skandal

Akuza e rëndë nga Gjermania: Fitorja e Cityt në Champions ishte një skandal

09:42, 12/06/2023

Fitorja e Manchester Cityt në Stamboll është konsideruar një skandal në Gjermani dhe është prestigjiozja “Bild” ajo që e quan të tillë.

Në  një artikull të publikuar ditën e sotme, fitorja e Mançester Cityt ka ngjallur polemika, duke u renditur disa nga arsyet që konsiderohet e tillë.

Sipas “Bild”, Championsi u fitua nga një skuadër që nuk duhej të ishte në kompeticion, duke qenë se në sezonin 2020-2021, City dënohej nga UEFA me përjashtim 3-vjeçar nga Kupat e Europës.

Megjithatë, KAS hodhi poshtë dënimin e UEFA-s dhe lejoi “qytetarët” që të luanin në Europë.

Aktualisht, aksionet e Cityt zotërohen nga një kompani shtetërore e Abu Dabit, të cilët kanë 78% të tyre.

Në merkato, City ka qenë skuadër e shfrenuar e megjithatë nuk ka pasur dënime për ta, pavarësisht se edhe vetë Premier Liga ka deklaruar shpesh herë që ka pasur shkelje të rregullores.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco