Kim Min-Jae drejt United, Napoli ka gati 5 emra për të zëvendësuar mbrojtësin

Kim Min-Jae drejt United, Napoli ka gati 5 emra për të zëvendësuar mbrojtësin

19:44, 11/06/2023

 

Me shumë mundësi, Kim Min-Jae do të largohet nga Napoli në fund të këtij sezoni. Mbrojtësi koreano-jugor duket se do ta vazhdojë karrierën e tij në Premier League me fanellën e Manchester United.

Tashmë kampionët e Italisë janë në merkato për të gjetur zëvendësuesin ideal të mbrojtësit 26-vjeçar. Sipas prestigjiozes “Gazzetta dello Sport”, në listën e Napolit për zëvendësuesin e Kim janë 5 emra.

Në krye të kësaj liste është mbrojtësi i Lens, Kevin Danso. Emrat e tjerë që plotësojnë listën për zëvendësuesin e koreanit janë: David Hancko, Nikola Milenkovic, Hiroki Ito dhe Itakura.

Kim Min-Jae pritet të bëhet pjesë e “djajve të kuq” pasi këta të fundit do të paguajnë klauzolën e lirimit të tij që është 60 milionë euro. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco