Ku dhe kur është parada e tripletës së Man City dhe në çfarë ore fillon?

Ku dhe kur është parada e tripletës së Man City dhe në çfarë ore fillon?

15:22, 11/06/2023

Skuadra e Pep Guardiolës arriti një rezultat historik të shtunën mbrëma kur mundi Interin në Stamboll. Rodri realizoi golin që siguroi Cityt trofeun e parë të Champions League.

Krahas trofeut europian, City fitoi edhe Premier League dhe FA Cup. Pas një arritjeje kaq të jashtëzakonshme, këshilli ka njoftuar se të hënën do të zhvillohet një paradë për të festuar.

Portat për paradën e autobusit në Sheshin e Shën Pjetrit do të hapen në orën 18:00 (me orën e Shqipërisë), teksa mbështetësit do të kenë mundësi të hyjnë në skenë nga dy hyrje. Njëra do të jetë poshtë Oxford Street pranë McDonald's ndërsa tjetra do të jetë nëpërmjet Portland Street jashtë Princess Street.

Shfaqja e paradës do të fillojë në orën 18:30 një orë para fillimit të paradës në Beetham Tower në Deansgate. Lojtarët do të kalojnë përmes Deansgate deri në Marks & Spencer përpara se të kalojnë në Cross Street.

Autobuzi me skuadrën e Cityt më pas do të kalojë nëpër King Street, Brown Street dhe Booth Street përpara se të shkojnë në rrugën Nicholas, ku mbaron parada. Pritet që lojtarët të mbërrijnë në skenë në orën 20:30 përpara se eventi të përfundojë në orën 21:30.

ImageImage

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco