West Ham fiton Conference League, humbje dramatike për Fiorentinën

West Ham fiton Conference League, humbje dramatike për Fiorentinën

23:01, 07/06/2023

Në stadiumin “Fortuna Arena” të Pragës u luajt finalja e Conference League ndërmjet Fiorentinës dhe West Hamit, shkruan Syri.net.

Pjesa e parë u mbyll me rrjeta të paprekura, ndërsa në të dytën West Hami fiton një 11-metërsh.

Nga pika e bardhë në minutën e 62-të Benrahma gjuan saktë, duke kaluar anglezët në avantazh.

Mirëpo nuk zgjat shumë gëzimi i West Hamoit, pasi Fiorentina në të 67’ barazon me Bonaventurën.

Fundi u buzëqesh anglezëve. Në minutën e 90-të Bowen merr një top nga mesfusha dhe del i vetëm përballë portierit të Fiorentinës, duke realizuar golin fitores.

West Hami kështu bëhet fituesi i edicionit të dytë të Conference League, pas Romës që në sezonin e parë fitoi 1-0 në Tiranë me Feyenoordin.

 

  

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco