VIDEO/ Florentino Perez ngatërron Modric me yllin e basketbollit: E falënderojmë për pjesëmarrjen

VIDEO/ Florentino Perez ngatërron Modric me yllin e basketbollit: E falënderojmë për pjesëmarrjen

15:06, 06/06/2023

Florentino Perez ka folur në konferencën për shtyp të lamtumirës së Karim Benzema, duke thurur elozhe për të. Ndër të tjera, ai falënderoi edhe të pranishmit që ishin në konferencë ku ka përmendur emrin e futbollistëve.

Në momentin që do të lexonte emrin e Luka Modric, Perez e ka ngatërruar duke përmendur Luka Doncic, një basketbollist slloven. Luka Doncic, basketbollisti nga Sllovenia ka luajtur me fanellën e Realit para transferimit te Dallas dhe gjithmonë ka shprehur mbështetje.

Vetë Perez e ka kuptuar gabimin dhe me një buzëqeshje, e ka korrigjuar ndërkohë që nuk kanë munguar as reagimet nga të pranishmit që nuk kanë mundur ta mbajnë të qeshurën. “Falënderojmë për pjesëmarrjen Naco, Luka Doncic… Modric, Lukas Vasquez”, ishte fjalia e Perez që u bë virale menjëherë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco