Benzema flet për herë të fundit si lojtar i Realit: Ka ardhur koha që unë të largohem

Benzema flet për herë të fundit si lojtar i Realit: Ka ardhur koha që unë të largohem

13:58, 06/06/2023

Karim Benzema ka mbajtur sot një konferencë për shtyp në Madrid, për herë të fundit si lojtar i Realit.

Benzema ka folur në stadiumin “Santiago Bernabeu” dhe në fjalimin e tij të lamtumirës dhe shumë emocionues ka shprehur mirënjohjen për Realin në 14 vitet që ai qëndroi në klubin spanjoll.

“Është e vështirë për mua të flas në këtë moment emocional, por dua të falënderoj të gjithë te Real. Bënë të mundur që të përmbush ëndrrën time të fëmijërisë. Nuk do ta harroj kurrë Realin, është thjesht e pamundur sepse është klubi më i madh në botë. Por ka ardhur koha që unë do të shkoj dhe do ta vazhdoj historinë diku tjetër. Më e rëndësishmja është se jam gëzuar si fëmijë i vogël për gjithçka që kam fituar. Hala Madrid!", tha Benzema.

Image

Tashmë dihet se ku do të vazhdojë karrierën Benzema. Francezi së shpejti do të fluturojë drejt Arabisë Saudite ku do të nënshkruajë një kontratë me kampionin Al-Ittihad.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco