Gjendja e Sergio Ricos, bashkëshortja me fjalë që ngjallin shpresë

Gjendja e Sergio Ricos, bashkëshortja me fjalë që ngjallin shpresë

13:43, 06/06/2023

Situata e Sergio Ricos, portierit të PSG-së, i cili pak ditë më parë pësoi një aksident (ra nga kali) në Spanjë, që i shkaktoi një dëmtim shumë të rëndë traumatik në tru, vazhdon të jetë e rëndë, por ka pasur një përmirësim të vogël.

Në raportin e fundit mjekësor nënvizohet se gjendja e lojtarit vazhdon të jetë shumë e rëndë. Bashkëshortja e lojtarit, Alba Silva, tha këtë të hënë për agjencinë Europa Press se situata po evoluon “hap pas hapi” e “pak nga pak”.

Alba Silva theksoi gjithashtu se Sergio Rico nuk mund të merrte përkujdes më të mirë se nga mjekët në spitalin Virgen del Rocio: “Ne kemi shumë besim te të gjithë profesionistët.”

PSG ka anuluar festimet e titullit për shkak të situatës që përjetoi Sergio Rico, ndërsa Sevilla ia dedikoi atij fitimin e Europa League.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco