Perez i jep lamtumirën Benzemasë: Ditë e vështirë për mua dhe tifozët, tani je në historinë e klubit…

Perez i jep lamtumirën Benzemasë: Ditë e vështirë për mua dhe tifozët, tani je në historinë e klubit…

13:15, 06/06/2023

Karim Benzema nuk është më pjesë e Real Madridit dhe presidenti i klubit, Florentino Perez ka mbajtur një fjalim në konferencën e lamtumirës.

“Sot është një ditë shumë e vështirë për mua, në të cilën më vijnë në mendje kujtimet dhe emocionet e përjetuara në 14 vitet e fundit. Pas njoftimit të lamtumirës së Karimit, pashë një ndjenjë të madhe trishtimi tek tifozët madrilen dhe tifozët e futbollit, të cilët u prekën nga magjia e një lojtari të tillë. I dashur Karim, ti je bërë një nga më të mirët e të gjitha kohërave. Por edhe sot është një ditë për të qenë të lumtur, pasi futesh në historinë e klubit si një nga legjendat e mëdha. Askush nuk ka fituar më shumë se ti tek Real Madridi”, deklaroi Perez.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco