Mentor Mazrekaj i jep fund aventurës me Laçin, ja mesazhi i tij falënderues

Mentor Mazrekaj i jep fund aventurës me Laçin, ja mesazhi i tij falënderues

12:48, 06/06/2023

Mentor Mazrekaj mbyll përvojën me Laçin në Kategorinë Superiore. Futbollisti 34-vjeçar largohet pas tri sezonesh me skuadrën kurbinase, periudhë gjatë së cilës ka shënuar 12 gola në Superiore.

Kujtojmë që Mazrekaj shkëlqeu fillimisht elitën e futbollit shqiptar me Partizanin në vitet 2013-2017.

Postimi i Mazrekajt:

“Ju njoftoj nëpërmjet këtij postimi se që nga sot nuk jam më pjesë e Laçit. Falënderime të veçanta për presidentin Pashk Laska dhe Prof. Shpëtim Duron që mundësuan rikthimin tim në futbollin aktiv.

Kanë qenë 3 vite të mrekullueshme me rezultate historike si në kampionatin shqiptar ashtu edhe në arenën ndërkombëtare me kalimin e shumë tureve.

Falënderime për të gjithë tifozët që na përkrahën pavarësisht rezultateve. Me shume respekt, Mentor Mazrekaj.”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco