Sezon i errët i Juventusit, 'zonja e vjetër' merr vendimin për Allegrin

Sezon i errët i Juventusit, 'zonja e vjetër' merr vendimin për Allegrin

11:30, 06/06/2023

Në kampin e Juventusit do të ketë një rifillim që nga sezoni i ardhshëm. Vendimi i parë i klubit bardhezi në staf, duket se është marrë për trajnerin që do të drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm.

Prej disa kohësh flitet se Massimiliano Allegri do të zëvendësohet nga trajnerë si Tudor, Conte apo dikush tjetër, por nuk është kështu. Sipas prestigjiozes “Sportmediaset”, Juventusi do t’i besojë edhe për një sezon tjetër teknikut 55-vjeçar.

Në rast se bardhezinjtë do të shkarkonin menjëherë nga detyra Allegrin, atëherë do të duhej të paguanin një shumë prej 43 milionë euro që sigurisht do të peshonin në buxhet.

Ajo çfarë pritet të plotësohet te “zonja e vjetër”, është detyra e drejtorit sportiv. Cristiano Giuntoli me shumë gjasa do të marrë postin e drejtorit sportiv, por kjo nuk dihet ende se kur.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco