Shfaqet emri i pasuesit të Paolo Maldinit si drejtor sportiv i Milanit

Shfaqet emri i pasuesit të Paolo Maldinit si drejtor sportiv i Milanit

11:27, 06/06/2023

Pasi Zlatan Ibrahimovic i dha lamtumirën e fundit fanellës së Milanit, e njëkohësisht edhe futbollit, nga kuqezinjtë u largua edhe një tjetër legjendë e këtij klubi, Paolo Maldini.

Ai dhe ndihmësi i tij Frederic Massara patën një takim të hënën në mbrëmje për të bërë planet dhe strategjinë për merkaton e verës.

Mirëpo, biseda e zakonshme ka përfunduar me sherr dhe debate të ashpra mes tyre dhe drejtuesve, të paktën kështu pretendojnë mediat italiane. Problemi, natyrisht, ishin financat.

Image

Në Itali, mediat kanë filluar të spekulojnë se kush mund ta pasojë Maldinin, duke qenë se klubi duhet të gjejë shpejt njeriun e duhur sepse fillimi i sezonit është relativisht afër.

Emri i parë i përmendur është Geoffrey Moncanda, i cili prej pesë vitesh është shefi skaut në Milano dhe e di shumë mirë se si funksionon sistemi në San Siro, ku punon prej pesë vitesh.

Milani përfundoi i katërti në Serie A këtë sezon, ndërsa në Champions League pësoi një eliminim të dhimbshëm në gjysmëfinale nga rivali i tyre më i madh Inter.

Ndërkohë, lojtarët e Milanit janë me pushime dhe klubi tashmë ka organizuar tri ndeshje miqësore që do të luhen në korrik dhe gusht kundër Realit, Juventusit dhe Barcelonës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco