Tërhiqet nga futbolli golashënuesi i dytë më i mirë në histori për kombëtaren turke

Tërhiqet nga futbolli golashënuesi i dytë më i mirë në histori për kombëtaren turke

11:18, 06/06/2023

Burak Yılmaz i dha lamtumirën futbollit të luajtur në moshën 37-vjeçare. Sulmuesi turk, i cili në sezonin e fundit ishte pjesë e Fotuna Sittard, në Holandë, ka mbajtur një konferencë për shtypin, duke dhënë shpjegimet e nevojshme mbi vendimin e tij.

“Siç e dini të gjithë, një nga lojtarët më të mëdhenj në botë (Zlatan Ibrahimovic) i tha lamtumirë futbollit me lotësh. Edhe unë doja të thosha lamtumirë në një mënyrë tjetër, por nuk ndodhi. Sot dua të njoftoj se po i jap fund karrierës. Kam 22 vite përvojë. Kam punuar me trajnerët më të mëdhenj të Turqisë dhe Evropës.”

 

Burak Ylmaz e ka veshur për 14 vite fanellë ne përaqësueses së Turqisë. Gjatë përvojës me kombëtaren është aktivizuar në 77 ndeshje dhe ka shënuar 31 gola. Ai është golashënuesi i dytë më i mirë në historinë e kombëtares turke. Rekordin e mban legjenda Hakan Sukur me 51 gola.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco