Luhen gjysmëfinalet e Ligës së Kombeve, Italia publikon listën e lojtarëve

Luhen gjysmëfinalet e Ligës së Kombeve, Italia publikon listën e lojtarëve

10:56, 06/06/2023

Kombëtarja e Italisë ka publikuar listën e 23 futbollistëve për ndeshjet e Ligës së Kombeve. Italia do të përballet në gjysmëfinale me Spanjën të premten e 15 qershorit në fushën neutrale “De Grolsch Veste” në Holandë

Portierët e zgjedhur nga tekniku 58-vjeçar janë: Donnarumma, Meret dhe Vicario. Në mbrojtje do të jenë: Acerbi, Bastoni, Bonucci, Darmian, Di Lorenzo, Dimarco, Spianzzola dhe Toloi.

Mesfusha do të përbëhet nga: Barella, Cristante, Frattesi, Jorginho, Pellegrini, Verratti dhe Zaniolo. Ndërsa në sulm janë grumbulluar: Chiesa, Gnoto, Immobile, Raspadori dhe Retegui.

Trajneri Roberto Mancini ka zgjedhur lojtarët e tij më të besuar për këtë sfidë të rëndësishme. Në rast se “azzurrët” arrijnë të triumfojnë ndaj Spanjës, në finale do të ndeshen me njërin mes Holandës dhe Kroacisë.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco