Klubet shqiptare në Conference League, ndarja në vazo nuk favorizon asnjë prej skuadrave të Superiores

Klubet shqiptare në Conference League, ndarja në vazo nuk favorizon asnjë prej skuadrave të Superiores

11:24, 03/06/2023

Kampionatet tashmë kanë ulur siparin e tyre dhe klubet shqiptare që kanë arritur të kualifikohen në Conference League po përgatiten të mësojnë shortin e këtij kompeticoni evropian.

Tirana, Egnatia dhe Vllaznia do të mësojnë emrat e kundërshtarëve të tyre më 20 dhe 21 qershor për ndeshjet që do të luhen me 13 dhe 20 korrik.

Për fat të keq, skuadrat e Kategorisë Superiore janë të gjitha të renditur në vazon jo favorite. Tirana me koeficent 4 gjithashtu është në vazon jofavorite. Bardheblutë luftonin me skuadrat kosovare, estoneze dhe ato armene.

Drita dhe Pjunik i kanë bërë gjëmën Tiranës. Gjilanasit janë vlesursuar me koeficentin 6 nga UEFA ndërsa skuadra armene është vlersuar me koeficentin 8. Kjo gjë ka bërë që bardheblutë të mbesin në vazon jofavorite së bashku me Vllazninën dhe Egnatian që ishin të sigurta në këtë vazo.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco