Lajm i bujshëm: Messi pranon ofertën e klubit të ri, më 6 qershor bëhet zyrtarizimi

Lajm i bujshëm: Messi pranon ofertën e klubit të ri, më 6 qershor bëhet zyrtarizimi

10:59, 03/06/2023

Në Arabi tani janë të sigurt se Leo Messi do të luajë për Al-Hilal duke filluar nga sezoni i ardhshëm. Sipas raportimeve nga “SPORT.es” - që citon burime brenda klubi saudit,  transferimi i Leo Messit pritet të zyrtarizohet të martën më 6 qershor.

Al-Hilal ka caktuar këtë datë si çelësin për të pasur ‘po-në’ përfundimtare të lojtarit dhe për të qenë në gjendje të aktivizojë të gjithë protokollin e vendosur në mënyrë që lajmi të kishte një jehonë globale. PSG ka bërë të ditur tashmë se kampioni argjentinas nuk do të luajë në Paris sezonin e ardhshëm dhe nga e hëna do të jetë i lirë të nisë një aventurë të re.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco