Revulucion te Tirana, 9 lojtarë me 'valixhe në duar'

Revulucion te Tirana, 9 lojtarë me 'valixhe në duar'

10:38, 03/06/2023

Sezoni 2022-2023 nuk u mbyll siç duhet për klubin e Tiranës. Pasi humbën kampionatin ndaj Partizanit, bardheblutë dështuan edhe në Kupën e Shqipërisë, teksa Egnatia arriti t’i rrëmbëjë trofeun.

Mirëpo, tashmë çdo gjë ka mbaruar dhe kryeqytetasit duhet të shohin nga e ardhmja. Gjatë merkatos së verës, Tiranës e sigurt është që do t’i largohen 4 lojtarë, me Visar Bekajn që do të nis një aventurë të re në Turqi si edhe Kristian Tosevski që u ka dhënë tashmë lamtumirën bardhebluve.

Tosevski pritet të transferohet tek Shkëndija e Tetovës. Nga ana tjetër edhe Behriatce dhe Florent Hasani nuk kanë rinovuar teksa pritet të shikohet cila do të jetë e ardhmja e tyre që padyshim është larg Tiranës.

Dyshimet janë edhe për 5 lojtarë të tjerë që u përfundon kontrata në fund të qershorit. Bëhet fjalë për: Albano Aleksi, Ardit Hila, Bruno Lulaj, Aldi Gjumsi dhe Berisha. Të gjithë këto rrezikojnë të largohen pasi ende nuk ka sinjale rinovimi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco