VIDEO/ Nuk pritën vërshëllimin e fundit të arbitrit, tifozët 'pushtojnë' fushën dhe ndërpresin ndeshjen në Francë

VIDEO/ Nuk pritën vërshëllimin e fundit të arbitrit, tifozët 'pushtojnë' fushën dhe ndërpresin ndeshjen në Francë

10:18, 03/06/2023

Nuk kanë fund çudirat në javën e fundit në Ligën 2 në Francë. Një tjetër episod i paprecedentë u regjistrua në ligën e dytë më të fortë franceze. Bëhet fjalë për ndeshjen Le Havre – Dijon që përfundoi me rezultatin 1-0.

Teksa duheshin edhe afro 30 sekonda nga përfundimi i ndeshjes, tifozët vendas të Le Havres, nuk pritën që gjyqtari të vërshëllente fundin e takimit, por u dyndën të gjithë në fushë, për të festuar ngjitjen në Ligën 1. Ky moment shkaktoi një kaos të vërtetë. Teksa turma pushtonte fushën, trajnerit dhe drejtuesve të Le Havres, të tërbuar nga ky veprim, iu desh t’i zbrabsin duke iu bërë me dije se ndeshja nuk kishte përfunduar. 

Pas afro 10 minutash, tifozët u rikthyen edhe njëherë andej nga erdhën, për të bërë të mundur që të luheshin edhe ato 30 sekonda të mbetura dhe më pas festuan në mënyrë legjitime. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco