Tirana dhe Egnatia hedhin sytë nga trofeu, përcaktohen arbitrat e finales së Kupës së Shqipërisë

Tirana dhe Egnatia hedhin sytë nga trofeu, përcaktohen arbitrat e finales së Kupës së Shqipërisë

15:23, 01/06/2023

Në orën 19:00 do të luhet finalja e Kupës së Shqipërisë mes Tiranës dhe Egnatias në “Elbasan Arena”.

Dy skuadrat tentojnë që të marrin trofeun e parë dhe të fundit për këtë sezon, teksa janë përcaktuar edhe gjyqtarët e këtij takimi.

Enea Jorgji do të gjykojë finalen e Kupës dhe do të ndihmohet nga Rejdi Avdo dhe Ridigert Çokaj.

Tirana nuk ka kujtime të bukura me Jorgjin në finale Kupe, duke qenë se 4 vite më parë ishte kjo treshe arbitrash kur bardheblutë u mundën me rezultatin 2-1 nga Kukësi në finale.

Në sistemin VAR, do të jetë Juxhin Xhaja. Ndeshja mes Tiranës dhe Egnatias është edhe e fundit e këtij sezoni futbollistik në Shqipëri, teksa fituesi do të përballet me Partizanin për finalen e Superkupës, por kjo ndeshje luhet sezonin e ardhshëm.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco