Bylisi i ‘bën gjëmën’ Tiranës, tifozët futen në fushë dhe godasin arbitrin/ Partizani merr kreun e Superligës

Bylisi i ‘bën gjëmën’ Tiranës, tifozët futen në fushë dhe godasin arbitrin/ Partizani merr kreun e Superligës

18:11, 25/05/2023

Tirana bën “harakiri” përballë Bylisit dhe praktikisht i “fal” titullit kampion Partizanit.

Bardheblutë barazuan 2-2 në Rrogozhinë me ekipin ballshiot, ndërsa të kuqtë fituan 1-4 me Kastriotin në “Elbasan Arena”, duke i marrë kreun Tiranës falë avantazhit në ndeshjen e drejtpërdrejtë.

Një fund “triller” i këtij kampionati, që do të ketë ende për të “shfaqur” në javën e fundit.

Skuadra kampione e Shqipërisë dhe skuadra e dytë që do të presë biletën për në Kategorinë e Parë do të vendosen në javën e fundit të kampionatit.

Verdikti i vetëm përfundimtar, që dhanë rezultatet e javës së 35-të, është rënia matematikisht e Kastriotit në të Parën.

Në sfidën e zhvilluar në Rrogozhinë, dygolëshi i Hilës nuk mjaftoi për fitoren e bardhebluve, pasi skuadra ballshiote barazoi dy herë, fillimisht me Danladi, më pas me Adilin.

Në fund tifozët bardheblu futen në fushë dhe godasin arbitrin Kridens Meta, një ngjarje që pritet të ketë pasoja dhe dënim për klubin kryeqytetas.

Sa i përket takimit të “Elbasan Arenas” mes Kastriotit dhe Partizanit, të parët shënuan krutanët me Grecën, por përmbysja erdhi shumë shpejt me golat e Rrapajt e Da Silvës që në pjesën e parë, ndërsa në fraksionin e dytë shënuan edhe Murataj me Sotën.

Teuta rrëmbeu vendin e katërt, që i jep mundësi të luajë në Conference League, falë suksesit 1-0 përballë Egnatias (realizloi Lorenco Vila që në minutën e tretë), ndërsa Vllaznia ndau pikët me Laçin, falë barazimit 1-1 në “Loro Boriçi”. Kuqeblutë shënuan të parët me Balajn, por skuadra kurbinase barazoi me Guindo me 11-metërsh në minutën e 79-të (Vllaznia mbeti me 10 lojtarë).

Takimi i vetëm i javës së 35-të, që përfundoi me rrjeta të paprekura ishte Kukësi – Erzeni.

Në javën e fundit, Partizani, tashmë kryesues, pret Teutën, ndërsa Tirana luan në transfertë me Erzenin.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco