Nuk luan që nga dhjetori, PSG merr dritën jeshile nga mbrojtësi i Bayernit

Nuk luan që nga dhjetori, PSG merr dritën jeshile nga mbrojtësi i Bayernit

18:01, 25/05/2023

 

Paris Saint-Germain kërkon të përforcojë repartin e mbrojtjes dhe së fundmi ka hedhur sytë në Gjermani. Klubi parisien është shumë pranë akordit me mbrojtësin titullar të Bayern Munchen.

Sipas prestigjiozes “L’Equipe”, bëhet fjalë për francezin Lucas Hernandez. Mbrojtësi 27-vjeçar supozohet t’i ketë dhënë dritën jeshile Paris Saint-Germain për të vazhduar karrierën e tij në Francë.

Lucas Hernandez nuk do të rinovojë kontratën e tij me bavarezët e cila skadon në qershor të vitit 2024. Tashmë, klubi parisien do të hapë negociatat me Bayern Munchen për transferimin e mbrojtësit këtë sezon, ose për ta përfituar falas vitin tjetër.

27-vjeçari u transferua te Bayern Munchen në vitin 2019 nga Atletico Madrid për shifrën e lartë prej 80 milionë euro. Hernandez vijon të mos luajë, pasi pësoi një dëmtim në Kupën e Botës në Katar me Francë

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco