Dzeko kundërshton zëvendësimin, përplasje me Inzaghin

Dzeko kundërshton zëvendësimin, përplasje me Inzaghin

16:37, 25/05/2023

Ballë për ballë mes Simone Inzaghi dhe Edin Dzeko gjatë finales së Kupës së Italisë mes Fiorentinës dhe Interit.

Në minutën e 58-të, me zikaltërit në avantazh 2-1 (falë dy golave ​​të Lautaro Martinez, i cili përmbysi epërsinë fillestare të violëve, gol i Gonzalez), trajneri i zikaltër thirri ish-qendërsulmuesin e Romës të rikthehej në bankinë, duke e zëvendësuar me Lukakun.

Dzeko nuk e priti mirë zëvendësimin dhe u ankua te trajneri.

Një diskutim shumë i nxehtë pasoi, me Inzaghin që tundi krahët për të thirrur qendërsulmuesin dhe për t’i shpjeguar zgjedhjen.

Dzeko, gjatë pjesës së parë dhe në rezultatin 1-0 në favor të Fiorentinës, kishte humbur një rast të mirë, përballë Terraccianos.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco