Largohet nga posti i drejtorit sportiv pas 15 vitesh, Lazio ka gati zëvendësin e Tares

Largohet nga posti i drejtorit sportiv pas 15 vitesh, Lazio ka gati zëvendësin e Tares

15:46, 25/05/2023

Lazio do të ndryshojë drejtorin sportiv këtë verë, me kontratën e Igli Tares që skadon në qershor dhe që nuk do të rinovohet.

Klubi italian ka vendosur që të promovojë Angelo Fabianin, ish-drejtor sportiv i Salernitana-s dhe menaxher aktual i ekipit “Primavera” dhe atij të femrave.

Kështu Tare do të largohet nga posti i drejtorit sportiv të Lazios pas plot 15 vitesh, ndërsa për shqiptarin ka oferta nga Juventus në Itali si edhe nga Bayer Leverkusen dhe Hoffenheim në Gjermani.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco