Fitimi i Kupës së Italisë nga Inter i bën nder… Juventusit, por ëndërron edhe Monza

Fitimi i Kupës së Italisë nga Inter i bën nder… Juventusit, por ëndërron edhe Monza

10:51, 25/05/2023

Triumfi i Interit përballë Fiorentinës në Kupën e Italisë i ka bërë nder edhe… Juventusit. Me këtë fitore, zikaltrit kanë liruar edhe një tjetër vend në Serie A për kualifikimin në Kupat e Europës sezonit tjetër, dhe më konkretisht në Conference League.

Tashmë skuadra që do të renditet në vendin e shtatë në Serie A do të kualifikohet për në Conference League. Aktualisht në vendin e shtatë në Itali është Juventusi, të cilit iu hoqën 10 pikë, me vendimin e gjykatës pas parregullsive në bilancet e klubit.

Por një tjetër mundësi mund të sjellë që Juventusi mos të kualifikohet në Europë, nëse UEFA vendos ta dënojë për parrëgullsitë në bilance. Atëherë festa do të ishte e Monza që ndodhet në vendin e tetë dhe mund të shkruajë historinë, pasi do të kualifikohej në Europë, në vitin e saj të parë në elitën e futbollit italian.

Ndërkohë, sa i përket vendeve të tjera, katër skuadrat e para të Serie A kualifikohen direkt në Champions League. Vendi i pestë dhe i gjashtë do të shkojë në Europa League. Megjithatë, sezonin e ardhshëm, nëse Roma fiton finalen e Europa League, atëherë Italia do të përfaqësohej me 5 ekipe në Champions.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco