Lajmi i fundit

TASK FORCE/ I korruptuar, fundi pa lavdi i Erion Veliajt

Legjionarët/ Gjasula ‘ngjitet në Bundesligë’, Asllani, më i miri i mesfushës zikaltër

Legjionarët/ Gjasula ‘ngjitet në Bundesligë’, Asllani, më i miri i mesfushës zikaltër

10:52, 22/05/2023

 

Kur kanë mbetur edhe pak javë nga përfundimi i sezonit futbollistik 2022-2023 në të gjitha kampionatet europiane, futbollistët shqiptarë vijojnë të tregojnë cilësitë e tyre dhe të paraqiten mjaft mirë në klubet e tyre. Pjesa më e madhe e legjionarëve e kanë nisur nga minuta e parë, duke nisur nga Elseid Hysaj me Lazio-n, te Berat Gjimshiti me Atalanta-n e Nedim Bajrami me Empoli-n e Kristjan Asllani me Interin.

Bajrami ishte protagonist me ekipin e Sassuolo-s, duke fituar një penallti në minutën e fundit të pjesës së parë, ndërsa Asllani, i cili e nisi si titullar është vlerësuar si lojtari më i mirë i mesfushës zikaltër nga uebsajti i specializuar për statistika, Sofascore, me notën 6.9.

Gol dhe asist nga mesfushori i talentuar kuqezi Arbnor Mucolli, i cili aktivizohet në kampionatin danez me ekipin e Vejles. Djaloshi shqiptar ishte protagonist dy herë në takimin ndaj Nastved, duke dhuruar fillimisht asistin e golit të parë, e duke realizuar edhe golin e tretë vetë për ekipin.

Lajm i shkëlqyer nga mesfushori kuqezi Klaus Gjasula. Ekipi i Darmstad ku aktivizohet djaloshi shqiptar siguroi matematikisht ngjitjen në Bundesligë për sezonin e ardhshëm, e sigurisht edhe me kontributin e vyer të futbollistit të Kombëtares shqiptare. Ndërkaq, edhe skuadra e Granada-s, ku aktivizohet sulmuesi shqiptar, Myrto Uzuni, është një pikë një ndeshje larg ‘La Liga-s’ sezonin e ardhshëm. E kjo arritje është edhe falë golave të sulmuesit kuqezi.

Derbi shqiptar në kampionatin spanjol mes Ivan Balliut (Rayo Vallecano-s) dhe Keidi Bares (Espanyol) pa fitimtar skuadrën e këtij të fundit. Dy kuqezinjtë e kombëtares shqiptare patën paraqitje mjaft të mira në ekipet respektive.

Jon Mersinaj, Jasir Asani e Ernest Muçi luajtën për 90 minuta me ekipet e tyre, duke e nisur si titullarë. Ndërkaq, minuta kanë marrë edhe Taulant Seferi me Vorsklën në Ukrainë, si edhe Amir Abrashi në kampionatin zvicerian.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco