Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi në seancë plenare

'E padrejtë që nuk na vlerësojnë pa Championsin', Guardiola: Jemi të jashtëzakonshëm!

'E padrejtë që nuk na vlerësojnë pa Championsin', Guardiola: Jemi të jashtëzakonshëm!

10:40, 22/05/2023

 

Manchester City festoi të dielën titullin e nëntë në histori, i pesti në epokën e Pep Guardiolës dhe i treti radhazi. The Citizens janë duke dominuar futbollin anglez në vitet e fundit, megjithatë tekniku spanjoll e di mirë se i duhet edhe Champions League për të marrë të gjitha lëvdatat e punës së jashtëzakonshme.

Edhe pse e pranon se Championsi është një trofe që i duhet me patjetër koleksionit të trofeve të Cityt, 52-vjeçari thekson se është e padrejtë që skuadra e tij nuk vlerësohet maksimalisht pavarësisht nëse ka apo jo sukses në Europë.

“Ndonjëherë është e padrejtë që të duhet të fitosh patjetër Champions Leaguen në mënyrë që të marrësh të gjitha vlerësimet e merituara. Megjithatë, e pranoj, e di se nuk do të jemi të kompletuar pa trofeun e Champions League.

Është mirë kur luan nën presion, për mua është e nevojshme. Ajo që kemi arritur është e jashtëzakonshme dhe këtë e dinë të gjithë kundërshtarët tanë. Ata e dinë se sa të jashtëzakonshëm jemi ne. Nuk e kisha çuar ndërmend që do të fitoja pesë nga gjashtë kampionate, tashmë duket diçka normale, por është diçka e madhe dhe koha do ta tregojë”, u shpreh Guardiola.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco