Skuadra big e Premier League 'nderon' Strakoshën, nis nga puna për të transferuar rivalin e shqiptarit

Skuadra big e Premier League 'nderon' Strakoshën, nis nga puna për të transferuar rivalin e shqiptarit

12:08, 21/05/2023

Chelsea prej kohësh është në kërkim të një portieri, pasi Kepa Arrizabalaga dhe Edouard Mendy  nuk bindin më në kampin e “Bluve”. Emri i fundit që përflitet në Londër është ai i spanjollit David Raya.

Gardiani i Brentfordit ka dhënë paraqitje mjaft të mira këtë sezon, me shumë klube të mëdha në Premier League që kanë shfaqur interes për të, si Tottenhami dhe Manchester  United.

Por duket se Chelsea kërkon që të nisë menjëherë nga puna për të mposhtur konkurrencën me rivalët, ndërsa Raya nga ana tjetër ka refuzuar rinovimin me Brentfordin.

Ky është dhe një “nder” për gardianin e Kombëtares shqiptare, Thomas Strakosha, i cili është zëvendësuesi i Rayas.

Nëse spanjolli shitet, atëherë 28-vjeçari kuqezi mund të tregojë vlerat për të bindur trajnerin Thomas Frank për ta aktivizuar si titullar sezonin e ardhshëm.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco