11 nga 14 tituj të mundshëm, Guardiolën e ndalën vetëm tre trajnerë

11 nga 14 tituj të mundshëm, Guardiolën e ndalën vetëm tre trajnerë

11:03, 21/05/2023

Ky sezon nuk ishte i lehtë për Manchester Cityn sa i takon Premier Leagues. Dukej sikur të besuarit e trajnerit Pep Guardiola do të dorëzoheshin përballë Arsenalit që në një pikë të caktuar të sezonit arriti të ishte edhe tetë pikë para The Citizens. Megjithatë, të besuarit e trajnerit Pep Guardiola arritën përmbysjen e madhe dhe të shtunën festuan titullin e tretë radhazi dhe të pestin në gjashtë vitet e fundit.

Një arritje e madhe kjo edhe e teknikut spanjoll që konfirmohet si një nga më të mirët e profesionit të tij, në mos më i miri. Në fakt të gjitha statistikat janë në anën e tij dhe nëse kthen kokën pas, vë re se Guardiola ka fituar 11 nga 14 kampioatet e fundit. Duke nisur nga Barcelona, Bayern Munich dhe tashmë City. 52-vjeçarin kanë mundur ta ndalin vetëm tre kolegë.

Kështu, në sezonin 2011/2012 teksa ishte në drejtimin e Barcelonës, Guardiola e humbi kampionatin përballë Realit të Jose Mourinhos. Ndërkohë, dy disfatat e tjera janë në Angli pasi me Bayernin nuk mundi ta ndalte askush. Në ndrejtimin e Manchester Cityt, sa i takon Premier Leagues, Guardiola është mposhtur vetëm nga Chelsea i Antonio Contes në sezonin 2016/2017 dhe nga Liverpooli i Jurgen Klopp në sezonin 2019/2020.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco