Lajmi i fundit

Operacion policor me urdhër të SPAK në disa qytete, kontrolle nëpër pallate

‘Më ka thirrë Atdheu’/ Ballistët e Tetovës premtojnë mbështetje të zjarrtë për Kombëtaren

‘Më ka thirrë Atdheu’/ Ballistët e Tetovës premtojnë mbështetje të zjarrtë për Kombëtaren

17:42, 20/05/2023

Muaji qershor rikthen kombëtaren e Shqipërisë në fushë.

Kuqezinjtë e Sylvinhos presin Moldavinë në “Air Albania” (17 qershor), ndërkohë që tri ditë më vonë do të luhet transferta ndaj Ishujve Faroe.

Tifozët premtojnë mbështetje për Shqipërinë, ndërkohë që presin fitoret e para në grupin E të eliminatoreve të Euro 2024, ku bëjnë pjesë edhe Polonia e Çekia.

Ballistët, tifogrupi që mbështet Shkëndijën, do të jenë të pranishëm në Tiranë të shtunën e 17 qershorit.

Ultrasit tetovarë, të cilët njihen për atmosferën fantastike që krijojnë, nuk heqin dorë asnjëherë nga mbështetja për Kombëtaren kuqezi.

Njësoj do të ndodhë edhe ndaj Moldavisë. Me anë të një postimi në faqen zyrtare, Ballistët konfirmojnë udhëtimin e tyre drejt kryeqytetit shqiptar për duelin e radhës drejt ëndrrës Euro 2024.

“JAM DJALË NGA TETOVA

MË KA THIRRË ATDHEU !!

Njoftohen të gjithë anëtarët se me 17 qershor 2023, në mënyrë të organizuar Ballistët do të udhëtojnë drejtë Tiranës për ndeshjen kualifikuese SHQIPËRI – moldavi.

Mosha +18, dhe numri i biletave do jetë i kufizuar, ndërsa për informata shtesë do ju njoftojmë ditët në vijim!”

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco