Xhaka, largohet i pastërt nga Arsenal/ Hiqet çdo dyshim se lojtari shqiptar vuri bast gjatë një ndeshje në Premier League

Xhaka, largohet i pastërt nga Arsenal/ Hiqet çdo dyshim se lojtari shqiptar vuri bast gjatë një ndeshje në Premier League

11:54, 20/05/2023

Futbollisti me origjinë shqiptare, Granit Xhaka pritet që gjatë merkatos së verës të largohet nga Arsenalit dhe të rikthehet në Bundesliga.

Mesfushori 30 vjeçar pritet të largohet nga Premier League i pastërt si loti, pasi para disa muajve u raportua se Xhaka është i përfshirë në një hetim në lidhje me bastet.

Në të vërtetë, u spekulua se kartoni i verdhë i Granit Xhakës në ndeshjen ndaj Leeds në dhjetor të vitit 2021, kishte të bënte me vënien e një basti.

Megjithatë, tashmë gjithçka është konfirmuar se lojtari shqiptar s’ka të bëjë me gjëra të tilla.

Pra, Xhakës i kanë mbetur edhe dy ndeshje në Premier League, para se të transferohet te skuadra e Bayer Leverkusenit.

Ende nuk dihet shifra që duhet të paguaj ekipi nga Bundesliga, por flitet se Arsenali pranon vetëm një ofertë prej 20 apo 15 milionë euro.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco