Biznesmeni kërkon të financojë transferimin e Ronaldos te Bayerni, i kërkon vetëm një gjë bavarezëve

Biznesmeni kërkon të financojë transferimin e Ronaldos te Bayerni, i kërkon vetëm një gjë bavarezëve

10:17, 20/05/2023

Biznesmeni gjerman Markus Schon është gati të financojë transferimin e Ronaldos te Bayern dhe ai i ofroi klubit nga Mynihu një propozim interesant biznesi.

Një nga njerëzit më të pasur në Gjermani është një fans i madh i Ronaldos dhe është i gatshëm të financojë transferimin dhe pagën e portugezit te Bayern dhe në këmbim kërkon një pjesë të shitjeve të fanellave.

48-vjeçari ka kontaktuar tashmë drejtorin e klubit Oliver Kahn me një ide konkrete:

“Do të ishte e veçantë që ne të marrim përsipër të paguajmë një tarifë për një transferim ose një hua dhe një pagë që tejkalon shumën bazë që do të përcaktohet”, shpjegoi ai në një intervistë për “Abendzeitung Munich”, siç raporton Focus.de .

 

 

Parakusht për një punë të tillë është “ përfitimi nga të ardhurat nga fanellat” në mënyrë që të “kufizohet rreziku financiar”.

Duke marrë parasysh zërat për pagën vjetore prej 200 milionë eurosh të Ronaldos në Al Nassr, duket qartë se të dyja palët do të kishin një kalkulim në marrëveshjen eventuale.

Bayerni ende nuk i është përgjigjur propozimit interesant për transferim, por është e vështirë të besohet se do të bien dakord, duke qenë se në moshën 38-vjeçare, Ronaldo nuk i përshtatet aspak profilit të sulmuesit që kërkojnë.

Kujtojmë se Bayerni ishte i lidhur ngushtë me transferimin e Cristiano Ronaldos verën e kaluar, por ata në fund hoqën dorë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco