Roshi siguron 'play off'-in, Lenjani bie nga kategoria/ Ja situata me legjionarët në Turqi

Roshi siguron 'play off'-in, Lenjani bie nga kategoria/ Ja situata me legjionarët në Turqi

21:11, 19/05/2023

Odise Roshi ka siguruar “play off”-in në Kategorinë e Dytë turke. Pjesë e ekipit të Sakarjasporit, mesfushori i Kombëtares është renditur në vendin e katërt me klubin e tij në kuotën e 62 pikëve, çka i siguron një shans për të tentuar ngjitjen në elitën turke.

[roshi]

Kontrata e fierakut është deri në vitin 2024, ndërkohë sa i përket këtij sezoni, Roshi i kushtëzuar disi edhe nga dëmtimet e lehta, ka luajtur në 23 ndeshje gjithsej, duke shënuar një herë dhe dhënë pesë asiste, në një total prej 1518 minutave.

Sa i përket “play off”-it, nuk arritën dot që ta kapnin skuadra e Dejvi Bregut, Boluspori, dhe Keçiorenguçu e Jurgen Bardhit. Për të kaluar më pas tek Ermir Lenjani, i cili aktivizohet në elitën turke me Umraniesporin. Mbrojtësi që i ka pasur minutat e limituar këtë sezon, nuk ia ka dalë me klubin e tij që të qëndrojë në kategori, teksa është renditur në vendin e fundit dhe ka prerë biletën për në ligën e parë turke. (Panorama Sport)

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco