Speciale për Abrashin, mesfushori i Kombëtares kap 200 ndeshje me Grasshopers-in

Speciale për Abrashin, mesfushori i Kombëtares kap 200 ndeshje me Grasshopers-in

20:30, 19/05/2023

Një ditë speciale ka qenë ajo e ndeshjes së fundit të Grasshoper-s kundër Luzern-it për Amir Abrashin. Mesfushori i Kombëtares shqiptare ka luajtur ndeshjen e 200-të me fanellën e klubit zviceran dhe këtë e ka shijuar me një fitore 2-0, duke qenë 90 minuta në fushë dhe duke mbajtur edhe shiritin e kapitenit.

Image

Një lider në ekip, Abrashi ka luajtur 127 ndeshje gjatë viteve 2010-2015 te Grasshopers, ndërsa më pas ai u largua në Gjermani për të luajtur në gjashtë vite me Fraiburg-un, teksa në 2021-shin u rikthye në kampionatin zviceran, ku edhe vazhdon luan ende e ka arritur shifrën e 200 takimeve në total.

Abrashi ka rinovuar edhe për një vit, ndërkohë sa i përket statistikave të golave, ai ka gjetur 11 herë rrugën e rrjetës dhe ka dhënë 16 asiste. Tashmë 33- vjeçar, Abrashi mbetet ende një pikë e rëndësishme për mesfushën e Kombëtares, ku bën pjesë që prej vitit 2013 dhe numëron 50 ndeshje.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco