Tifozët e Romës të 'çmendur' për finalen e dytë europiane, “avullojnë” brenda 24 orëve biletat

Tifozët e Romës të 'çmendur' për finalen e dytë europiane, “avullojnë” brenda 24 orëve biletat

20:34, 19/05/2023

 

Pas suksesit në Air Albania sezonin e kaluar me Romën që fitoi në Tiranë përballë Feyenoord trofeun e Conference League, tifozët italianë synojnë një tjetër festë europiane. Këtë herë në “Puskas Arena” të Budapestit më datë 31 maj teksa sfidojnë Sevillan në finalen e Europa League.

Tifozët romanë këtë sezon e kanë mbështetur pa kushte skuadrën e drejtuar nga Jose Mourinho me Olimpicon që ka qenë i tejmbushur në të gjitha sfidat. Mesa duket i njëjti trend do të vijojë edhe me finalen e Europa League teksa tifozeria verdhekuqe ka mbaruar 15.000 biletat e vendosura në dispozicion nga ana e UEFA-s.

Prej mëngjesit verdhekuqtë kanë nisur të prenotojnë “online” kodin e vendosur në dispocion nga UEFA për të rezervuar biletën teksa kërkesat arritën deri në 50.000. Por, në fakt do të jenë vetëm 15.000 fatlumët që do të kenë shansin ta ndjekin nga tribuna skuadrën e zemrës edhe pse pritet që italianët të udhëtojnë të shumtë në numër drejt Budapestit pavarësisht nëse do të sigurojnë një biletë apo jo.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco