Lojtari i Bayer Leverkusen kritikon taktikat e Mourinhos: Është turp për futbollin që Roma kaloi në finale

Lojtari i Bayer Leverkusen kritikon taktikat e Mourinhos: Është turp për futbollin që Roma kaloi në finale

17:18, 19/05/2023

Futbollisti i Bayer Leverkusen, Nadiem Amiri nuk e fshehu zhgënjimin që skuadra e tij u eliminua në gjysmëfinale të Europa League nga skuadra e Romës në një ndeshje ku gjermanët dominuan.

Roma ishte inferiore në ndeshjen e mbrëmshme, siç e dëshmojnë edhe statistikat nga kjo ndeshje.

Aspirinat kanë goditur në portën e verdhekuqëve 20 herë, ndërsa Roma vetëm një herë. Përveç kësaj, skuadra e Jose Mourinhos nuk dërgoi asnjë goditje në kuadratin e portës së rivalit të tyre.

"Nuk e meritonim të eliminoheshim nga një ekip që s'ka lidhje me futbollin. Çuditem si ka mundësi të eliminohemi prej tyre. Çmenduri që një ekip i tillë luan në finale", tha i zhgënjyer Amiri.

Drejtori sportiv i Leverkusenit, Simon Rolfes, ndau mendimin e tij, duke thënë:

"Gjithmonë ishte dikush nga skuadra e Romës që shtrihej në fushë sepse ishte 'shumë i lënduar'. Mendoj se të gjithë tifozët e Bayer do të mbështesin Sevillan në finale. Është për të ardhur keq që një stil i tillë loje çon në sukses," shtoi ai.

Skuadra e Romës do të luajë kundër skuadrës së Sevillas në finalen e Europa League për këtë trofe prestigjioz në Puskas Arena të Budapestit më 4 qershor.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco