Abissnet Superiore U-14 / Partizani shpallet kampion i edicionit futbollistik 2022-2023!

Abissnet Superiore U-14 / Partizani shpallet kampion i edicionit futbollistik 2022-2023!

16:40, 19/05/2023

Partizani është shpallur sot ekipi fitues i kampionatit “Abissnet Superiore” U-14 për edicionin 2022-2023! Skuadra kryeqytetase arriti të mposhti në takimin e fundit të javës ekipin e Flamurtarit me rezultatin 4-0, duke e mbyllur sezonin në vendin e parë me 44 pikë të grumbulluara pas 27 javësh të luajtura. Partizani U-14 ka bërë një sezon mjaft të mirë futbollistik, me 22 ndeshje të fituara, 2 barazime dhe 3 humbje.

Në përfundim të ndeshjes ndaj vlonjatëve në ‘Pyllin e Sodës’ u zhvillua edhe ceremonia e dorëzimit të trofeut të titullit dhe medaljeve për lojtarët e të kuqve. Partizani U-14 shkruan kështu emrin me gërma të arta në historinë e futbollit shqiptar duke qenë se janë fituesit e parë të këtij kompeticioni për këtë grupmoshë.

Kampionati ‘Abissnet Superiore’ U-14 mbylli kësisoj me sukses sezonin e parë, një risi e Federatës Shqiptare të Futbollit që i dha jetë një tjetër projekti mjaft të rëndësishëm për futbollin e moshave.

Kampionati ‘Abissnet Superiore’ për këtë grupmoshë ishte i organizuar të tre faza, ku në dy fazat e para skuadrat zhvillojnë ndeshje me sistem vajtje-ardhje (gjithsej 18 ndeshje), ndërsa në fazën e tretë, pikët e grumbulluara në dy fazat e para u përgjysmuan. Në kampionatin ‘Abissnet Superiore’ U-14 morën pjesë 10 skuadra, ndërsa renditja e ekipeve pas ndeshjeve të javës së fundit është si më poshtë:

Partizani 44 pikë

FK Apolonia 40 pikë

KF Tirana 32 pikë

FC Internacional Tirana 31 pikë

KF Teuta 29 pikë

KF Skënderbeu 23 pikë

SHF Pepa 22 pikë

KF Vllaznia 21 pikë

Flamurtari FC 13 pikë

Akademia e Futbollit 1 pikë

ImageImageImageImageImage

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco