Lajmi i fundit

TASK FORCE/ I korruptuar, fundi pa lavdi i Erion Veliajt

Humbën derbin më të rëndësishëm të sezonit, tifozët sulmojnë ekipin e tyre me tymuese e flakadanë

Humbën derbin më të rëndësishëm të sezonit, tifozët sulmojnë ekipin e tyre me tymuese e flakadanë

14:46, 19/05/2023

Humbja e një derbi lë një shije të hidhur te tifozët. Në Itali, humbja e derbit i ka kushtuar shumë skuadrës së Foxhias, futbollistët e së cilës janë përballur me zemërimin e tifozëve.

Foxhia humbi në transfertë me rezultatin 4-1 kundër Kerinjolas në ndeshjen e parë “Play Off” të Serisë C italiane, duke hedhur një hap të gabuar dhe me shumë gjasa, skuadra do të mbetet edhe një tjetër sezon në ligën e tretë italiane duke mos pasur mundësi për t’u ngjitur.

Ky rezultat, ka bërë që tifozët të dalin në rrugë për të pritur skuadrën e tyre dhe pasi autobusi është afruar, ata kanë sulmuar me tymuese dhe me flakadanë skuadrën.

Policia ka ndërhyrë në kohë duke shmangur një përshkallëzim të situatës, ndërkohë që shumë prej tyre janë arrestuar.

Nga sulmi, ka pasur vetëm dëme materiale dhe për fat të mirë, asnjë nga futbollistët nuk është dëmtuar.

Tifozët e Foxhias nuk u lejuan të udhëtonin në transfertë, për arsye sigurie.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco