Kosova me dy medalje ndërkombëtare edhe në sportin e Taekwondos

Kosova me dy medalje ndërkombëtare edhe në sportin e Taekwondos

22:41, 14/05/2023

Taekwondistët e rinj kosovar, bursistë “Shpresa Olimpike 2023”, Jon Gashi dhe Elion Agushi, janë kthyer me dy medalje nga gara ndërkombëtare “European Multi Games 2023 G1/E2”, të mbajtur në Sarajevë të Bosnjë e Hercegovinës.

Gashi në grupmoshën junior, kategoria -73, fitoi medaljen e artë pas tri fitoreve dhe një raundi të kaluar pa luftë.

Agushi, grupmosha junior, kategoria -63 kg, fitoi të bronztën pas tri fitoreve e një humbje.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco