Gjithçka ka marrë fund në Angli: Arsenali pësoi humbjen më të rëndë të sezonit, City një hap larg titullit

Gjithçka ka marrë fund në Angli: Arsenali pësoi humbjen më të rëndë të sezonit, City një hap larg titullit

19:32, 14/05/2023

Lojtarët e Brighton mposhtën Arsenalin në ndeshjen e xhiros së 36-të të Premier League me rezultat 2-0 dhe kështu dy raunde para fundit, duket se zgjidhën çështjen e kampionit në ishull.

Pas 45 minutave të para nuk pati gola, megjithëse të dyja skuadrat patën disa raste të mira dhe gjithçka që vlen të përmendet ndodhi në pjesën e mbetur të ndeshjes.

Fillimisht në minutën e 51-të Encios shënoi me kokë për 1-0 dhe epërsinë e mysafirëve, edhe pse dukej se më parë ka bërë faull, por gjyqtarët nuk kanë reaguar dhe pyetjen e fituesit e ka zgjidhur Undav me një gol në minutën e 86-të pas një gabimi të madh në mbrojtjen e Arsenalit.

3-0 finalen e bëri Estupinan me një gol në minutën e gjashtë shtesë për humbjen më të rëndë të Arsenalit këtë sezon.

Pas kësaj ndeshje, Manchester City është i pari në tabelën e Anglisë me 85 pikë të fituara, katër më shumë se Arsenali, i cili ka një ndeshje më shumë dhe meqë kanë mbetur edhe dy xhiro, Qytetarëve u duhet një fitore për të siguruar titullin kampion.

Rezultati dhe golashënuesit:

Arsenal - Brighton 0-3 (Enciso 51', Undav 86', Estupinan 90+6')

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco