Galtier ul euforinë te PSG-ja: S’e kemi fituar ende titullin

Galtier ul euforinë te PSG-ja: S’e kemi fituar ende titullin

13:54, 14/05/2023

PSG fitoi 5-0 ndaj Ajaccio dhe riktheu distancën prej gjashtë pikësh me Lensin e vendit të dytë.

Tri javë kanë mbetur deri në fundin e sezonit, por trajneri Christophe Galtier nuk e quan të fituar titullin kampion.

“Ishte një fitore që u bën mirë lojtarëve dhe renditjes sonë. Lensi po fiton, ata po luajnë me një ritëm të jashtëzakonshëm. Mendoj se edhe Marseille do të fitojë gjithashtu.

Titulli? Ende nuk e kemi fituar. Gjithsesi, ne jemi në rregull, i dhamë vazhdimësi suksesit që arritëm ndaj Troyes. Ishim të përqendruar kundër Ajaccios. Më pëlqeu impenjimi i djemve.

Luajtëm me ritëm dhe intensitet, duke rikuperuar shumë shpejt topin kur e kishin kundërshtarët. Zhvilluam një lojë në grup, lojtarët ishin të kënaqur që gëzuan tifozët”, deklaroi trajneri i PSG-së.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco