Caktohen arbitrat e Euroderbit Inter-Milan

Caktohen arbitrat e Euroderbit Inter-Milan

13:07, 14/05/2023

Interi do të presë të martën Milanin për ndeshjen e dytë gjysmëfinale të Ligës së Kampioneve.

Pas fitores në ndeshjen e parë, zikaltrit e kanë gjithçka më të lehtë në kthim.

Për këtë takim, është përcaktuar që drejtësia të vihet nga një gjyqtar francez, i cili është jo pak i njohur për skuadrat italiane.

Klement Turpin do të gjykojë euroderbin e së martës dhe në të shkuarën, ka gjykuar 19 herë ekipe italiane nga të cilat janë 6 fitore, 5 barazime dhe 9 humbje.

Turpin gjykoi edhe Milanin ndaj Portos, në një ndeshje me shumë polemika ku rezultati përfundimtar ishte 1-1.

Turpin është një emër i njohur edhe për Shqipërinë, duke qenë se gjykonte në takimin Shqipëri-Poloni, aty ku acaronte jo pak tifozët shqiptarë pasi ndërpreu disa herë ndeshjen duke kërcënuar me humbje në tavolinë.

Arbitër: Klement Turpin

Asistent: Nikolas Danos

Asistent: Benjamin Pages

I katërt: Stefanie Frapart

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco