Terzic: Dortmundi im, ‘luftë’ Bayernit deri në fund

Terzic: Dortmundi im, ‘luftë’ Bayernit deri në fund

12:37, 14/05/2023

Borussia Dortmund vazhdon të duelojë me Bayern Munchen për fitimin e titullit kampion në Gjermani.

Verdhezinjtë mposhtën dje 5-2 Borusia M’Gladbach, teksa Bayerni kryeson me një pikë më shumë kur kanë mbetur për t’u luajtur edhe dy ndeshje.

Trajneri kroat i Dortmundit, Edin Terzic, beson te parakalimi dhe fitimi i Bundesligës.

“Kjo fitore tregon se ne besojmë deri në fund. Do të vazhdojmë të ndjekim Bayernin deri në ‘frymën’ e fundit. Kemi edhe dy ndeshje të tjera.

Të shohim si do të mbyllet kampionati, por ne nuk jemi dorëzuar akoma. Nëse Bayerni do të rrisë marshin drejt titullit, njësoj do të bëjmë edhe ne”, deklaroi Terzic.

Dortmundi luan javën e ardhshme në transfertë ndaj Augsburgut dhe mbyll sezonin në “Signal Iduna Park” përballë Mainzit.

Ndërkohë, skuadra e Tuchel pret Leipzigun, sfidë ku tifozët e Dortmundit shpresojnë që Bayerni të ndalet. Në fund transferta kundër Kolnit.

Verdhezinjtë kanë fituar tetë herë titullin kampion në Gjermani.

Për herë të fundit në sezonin 2011-2012, kur në stol ishte Jurgen Klopp.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco