Merr fund ankthi i Guardiolës, De Bruyne gati për Realin

Merr fund ankthi i Guardiolës, De Bruyne gati për Realin

13:44, 05/05/2023

Manchester City po kalon një formë fantastike. Në pesë kampionatet kryesore europiane, Cityzens janë klubi i vetëm në garë për tre trofetë më të rëndësishëm: Champions League, Premier Leauge dhe FA Cup.

Skuadra e Pep Guardiolës ia doli mbanë të fitonte edhe “finalen” e parakohshme të Premier Leauge me Arsenalin.

City dominoi dhe triumfoi me rezultatin 4-1. Kevin De Bruyne ishte lojtari i ndeshjes.

31-vjeçari realizoi dy gola dhe asistoi për John Stonse në fundin e pjesës së parë.

Megjithatë, belgu nuk arriti ta mbyllte sfidën, pasi u largua në minutën e 80-të për shkak të një dëmtimi. Në dy sfidat e fundit ai nuk ka luajtur asnjë minutë.

Frikë te kampionët në fuqi të Anglisë, pasi sipas shtypit britanik, De Bruyne rrezikonte sfidën e parë gjysmëfinale me Realin e Madridit.

Por gjithçka është kthyer në normalitet. Mesfushori i avancuar ka kryer stërvitjen e plotë me skuadrën dhe do të jetë i gatshëm për Pep Guardiolën të martën, në një nga ndeshjet më të rëndësishme të sezonit kundër Real Madridit në gjysmëfinalen e Championsit.

City nuk e ka fituar kurrë më parë trofeun e Champions League dhe në anën blu të Manchesterit besojnë se ky është viti i duhur për të shkruar historinë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco