Dy objektivat e rinj të Bayern Munchen

Dy objektivat e rinj të Bayern Munchen

12:02, 05/05/2023

Pas publikimit të lajmit se Bayern Munchen ka hequr dorë nga blerja e “bomberit” të Napolit, Viktor Osimhen, për shkak të çmimit stratosferik prej 150 milionë eurosh të vënë nga Presidenti De Laurentiis, ditën e sotme kanë qarkulluar lajme të tjera, me “objektivat” e tjerë të “bavarezëve”.

Sipas mediave gjermane, skuadra nga Mynihu po mendon të zgjedhë njërin mes “fantazistit” Randal Kolo-Muani, të Eintraht Frankfurt dhe “vikingut” të Serie A, Rasmus Hojlund, nga “bergamaskët” e Atalantës.

Kolo-Muani pritet t’i kushtojë “bavarezëve” rreth 120 milionë, teksa kujtojmë që këtë sezon ka zhvilluar paraqitje fantastike duke regjistruar 21 gola e 13 asista në 40 ndeshjet e luajtura për “shqiponjat” e Frankfurt.

Në krahun tjetër, Hojlund pritet t’i kushtojë gjermanëve vetëm 35 milionë euro, me “vikingun” danez që ka shënuar 8 gola e ka dhuruar 2 asistime në 30 ndeshjet e luajtura këtë sezon me “bergamaskët”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco