Lajmi i fundit

LIVE/ Protesta e opozitës para Bashkisë Tiranë kundër aferës '5D'

‘Tirona Fanatics’ motivon skuadrën: Edhe 6 javë na ndajnë nga ylli i tretë

‘Tirona Fanatics’ motivon skuadrën: Edhe 6 javë na ndajnë nga ylli i tretë

18:03, 28/04/2023

Tirana kryesuese e kampionatit i ka bërë tifozët e saj të besojnë në titullin e dytë radhazi në kampionat.

Ndeshja e radhës për bardheblutë do të jetë të dielën ndaj Kastriotit në “Elbasan Arena”, aty ku fitorja për ta është detyrim.

Nëpërmjet rrjeteve sociale, tifogrupi i bardhebluve “Tirona Fanatics” do të udhëtojë në drejtim të Elbasanit për të mbështetur skuadrën, ndërkohë që nuk mungon thirrja për të tjerët për të qenë të pranishëm në stadium.

Njoftimi i tifozëve:

“Të dielën udhëtojmë drejt Elbasanit!

Luhet ndeshja e fundit për këtë vit në Elbasan para se të kthehemi të luajmë ndeshjet e mbetura në shtëpinë tonë, në Kryeqytet!

6 javë nga fundi, 6 javë nga titulli Kampion e respektivisht vetëm 6 javë nga ylli i tretë në fanellë. Një ëndërr për çdo superklub si TIRONA!

Tani nuk ka vend për gabime, gjithçka është në dorën tonë!

Së bashku me ekipin shkojmë drejt fitoreve te radhës!

Ftojmë të gjithë tifozët bardheblu të na bashkohen…bashkë e kthejmë në festë!

Të dielën 16:30 nisemi nga stadiumi “Selman Stërmasi”…

I bëjmë thirrje sërish anëtarëve që do të udhëtojnë me makina private t’i bashkohen nisjes së TF e të gjithë bashkë udhëtojmë drejt Elbasanit!

Të dielën…PËR TIRONËN”, shkruhet në njoftim.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco